Shihemi ne gjyq - Shtetesja gjermane kerkon divorcin: Ti mban dy gra! (4 Tetor 2020)

Διασκέδαση

EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #ShihemineGjyq
Blerimi një shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe Nensi një grua gjermane janë burrë e grua. Nensi për Blerimin është gruaja e dytë, ndërsa Blerimi për Nensin është burri i tretë. Nensi në seancën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare është shprehur se ka dyshime që Blerimi akoma shkon me gruan e parë. Me të jeton në shtëpi, ndërsa ish-gruan e çon në hotel.
Nensi tregon se ajo nuk është shkaktarja e problemeve që ai ka në familje dhe se të dy kanë dashur të bëjnë fëmijë, por nuk mund të marrë këtë hap përderisa Blerimi sipas saj po takon ish-gruan e parë. Ajo ka parë foto së bashku dhe këtë gjë e konsideron si provokim nga ish-gruaja e tij.
Eni Çobani: Ke dalë foto me ish-gruan tënde ndërkohë që jeton me Nensin në Gjermani:
Blerimi: E kam bërë, por për hatër të fëmijëve të mi. Kam dy fëmijë nga martesa e parë.
Nensi: Nuk bëhet ashtu.
Blerimi: Jam divorcuar në vitin 2019, por nuk qëndron problemi tek divorci por tek familja.
Nensi: Blerimi ka bërë divorcin pasi më njohu mua.
Blerimi: Unë jam djali i vetëm, prindërit nuk kanë dashur të humb familjen dhe fëmijët.
Nensi: Pse më ofendojnë mua prinderit dhe ish-gruaja e tij, ata thonë që unë jam k**vë, ata nuk më njohin mua dhe nuk e dinë jetën që unë kam bërë. Babai, ish-gruaja edhe dajat edhe krejt familja më shajnë kështu duke më dërguar mesazhe.
Blerimi: Problemin e kanë pasur tek unë ata. Më kanë akuzuar se ia kam kthyer shpinën. Unë nuk kam dashur të lëndoj Nensin përderisa jetoj me të. E pranoj që nuk dua ta vras shpirtërisht.
Nensi: Ish-gruaja më ka nisur një foto me Blerimin në hotel. Ai më thotë që e bëra për fëmijët. Nuk bëhet kjo gjë për fëmijët.
Blerimi: Unë nuk kam dashur të të fus ty në probleme. Unë jam divorcuar nga ish-gruaja por jo nga nëna e babi dhe familja. Unë nuk dua t’i humbas ata, familja më ka kthyer shpinën. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on GRblock for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Σχόλια

    Επόμενο