Shihemi në gjyq -Borxhi i ndertuesit konflikton dy familje per te njejtin apartament (25 Tetor 2020)

Διασκέδαση

EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
Anila dhe Shaban Alushi kan qenë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq”. Ata janë në konflik me njëri-tjetrin për shkak të një apartamenti, ku të dy mendojnë se janë pronarë. I gjithë problemi qëndron tek firma e ndërtimin që i ka ngatërruar këta dy persona.
Anila: Para 15 vitesh kemi blerë një shtëpi me kredi, para 3 vitesh e gjysmë morëm një telefonatë dhe na thanë që juve ju është futur një njeri brenda. Vimë këtu dhe dera ishte me çelës tjetër, ishte ndërruar brava. Marr zonjën që e njihnim për pronare dhe i them kush e ka marrë shtëpinë time, kush është futur në shtëpi, e më thotë pa merak se do e rregullojmë këtë punë. Takoj këtë zotërinë Shaban Alushi dhe thotë unë nuk kam punë fare me juve. Zoti Shaban ka hyrë dhe më ka shqyer derën dhe nuk ka bërë asnjë telefonatë.
Kur pa se ajo shtëpi ishte me plaçka pse nuk bëri një telefonatë , sepse në atë shtëpi dikush ishte. Zoti Shaban duhet të thotë si ka hyrë në shtëpinë time, ky është shkaku që unë kam ardhur këtu. Kur jam sqaruar me zonjën Vefi, më ka thënë unë nuk të kam faj, fajin e ka ai. Shabani më ka shkatërruar familjen Zonja Eni, nuk kam ardhur kot. Kam 3 vite e gjysmë që jam në konflikt me burrin dhe nuk kemi rehat në shtëpinë tonë. Është normale se të kesh një shtëpi dhe vjen ta merr tjetri. Kemi pasur s’kemi pasur lekë e kemi paguar atë kredi dhe del një njeri që thotë kjo është shtëpia ime. Si mund të jetë shtëpia e tij kur unë paguaj lekët për atë?
Eni Çobani: Zotërinjtë kanë marrë 15 mijë euro kredi dhe vazhdojnë ta paguajnë ende, ndërkohë që shtëpinë e kam marrë zoti Shaban Alushi. Është shumë e çuditshme Zoti Shaban, fjala është e juaja.
Shaban Alushi: Kjo është e rëndë që unë kam prishur familjen e zonjës. Unë kam pasur problemet e mia dhe e vetmja gjë që na lidh me zonjën është firma ndërtuese. Unë kam punuar në një nga bankat më të mira këtu në Tiranë, kam qenë inxhinier vlerësues dhe supervizor i bankës.
I ndjeri Flamur Satka presidenti i firmës në 2004 do merrte kredi dhe më bëri një telefonatë për të vlerësuar kolateralet në pronësi të tij dhe bëmë punën tonë të vlerësimeve.
Anila: Zotëri nuk kemi ardhur për problemet e tua, kemi ardhur për të mijat. Unë jam përjashtë jo ti. Pse kur t’i kërkova çelsat e shtëpisë nuk mi dhe? Kur ti thua se je i pastër, pse je në gjyqe me tjetrën?
Eni Çobani: Ju porosisni një shtëpi nga Athina me telefon. Unë nuk e di se kush të kishte njoftuar se po ndërtohet një pallat në Durrës dhe e merrni ndërtuesin dhe i thoni që unë dua një apartament dhe kjo ndodhi. Apartamenti u zu në emrin tuaj me një kapar prej 1 mijë eurosh që ju dhatë nga Greqia. Në momentin që Agustini vjen, zonja i thotë që për këtë apartament ne duam edhe 30% të vlerës së shitjes. Ai vjen sërish në Greqi, ta thotë këtë gjë dhe më pas, pas telefonatës që kryhet po me zonjën, përfaqësuese të firmës së ndërtimit që për ju është Vefi Dervishllari dhe për Zotin Shaban është Flamur Satka i ndjerë.
Shaban Alushi: Drejtues ligjor i firmës ishte dhe Dilaver Dervishllari, Flamur Satka, Vefi ishte administrator.
Eni Çobani: I kërkojnë zotërive 40% të vlerës dhe zonja thotë se kemi dërguar dhe 10 mijë e 500 euro në emrin e Vefit. Kur kanë ardhur në Dhjetor për të mbyllur blerjen e apartamentit, kanë shkuar të marrin dhe një kredi prej 15 mijë eurosh të cilën vazhdojnë e paguajnë ende dhe sot.
Këta nuk e marrin apartamentin numër 28 të porositur nga Greqia me telefon. Se kur e panë iu duk shumë e vogël dhe i luten zonjës që ne këtë apartament a mund ta ndërrojmë me një tjetër dhe ajo thotë po është apartamenti me numër 10, por apartameniti numër 10 bën 7 mijë euro më shumë, e zotërinjtë thonë që do marrim këtë apartament dhe do sjellim e lekët. Por çfarë ndodh? Pronar Agushtin Përgjoni bashkëshorti i Anilës bëhet për apartamentin 28 dhe jo për apartamentin nr 10 dhe 12 vite, kjo firmë kundrejt këtyre blerësve nuk i pajisi kurrë me një dokumentacion ligjor në Hipotekën e Durrësit ku të figuronte pronari i apartamentit numër 10 Agustin dhe Anila Përgjoni. Ky apartament ka qëndruar tërë kohës në emer të firmës Klas 2004 dhe këtu fillon problematika që kemi me Zotin Shaban. Shaban në çfarë marrëdhënie hyre ti me Flamur Satkën që që më pas ke shqyer derën dhe ke hyrë në atë shtëpi dhe thua është shtëpia ime. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on GRblock for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Σχόλια

    Επόμενο