Rama: Opozita po perhap panik me vaksinat | Lajme - News

Tërmeti dhe pandemia për Kryeministrin Rama duhet të kishin bërë bashkë klasën politike, por ai sulmon kundërshtarët e tij se këto dy fatkeqësi i kanë përdorur për politikë duke i bërë më të keqen vendit.
Pavarësisht bindjes se shqiptarët do t’i japin një mandat të tretë qeverisës, banorëve të Bilishtit u kërkoi që të mos votojnë si tifozë në 25 Prill, por të zgjedhin të ardhmen e familjeve të tyre.
Akuzat ndaj kreut të opozitës Basha se e ka kthyer këtë fushatë në një vatër të vërtetë infeksioni, i vijoi edhe nga Kolonja, por më i ashpër u tregua me qëndrimin e ish-kryeministrit Berisha sa i përket përdorimit të vaksinën kineze Sinovac tek moshat mbi 60-vjeç.
Kolonjarëve u premtoi ujë 24 orë pa ndërprerje dhe rrugën Kolonjë-Korçë, ndërsa tha se prioritet ka kthimin e Shqipërisë kampione të turizmit në Ballkan.
Ndërsa në Korçë i dha përgjigje debatit për spostimin e shkronjave të gurit të Mësonjëtores së parë shqipe në oborrin e godinës, që sipas tij do të vendosën ku ishin pas përfundimit të investimit..
Një tjetër investim i inspektuar ishte dhe biblioteka e re e qytetit e kthyer dhe në një qendër për teknologjinë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on GRblock for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Σχόλια

  • Robin Hood
    Robin HoodΠριν 6 ημέρες

    PER 110 MILION EUROT KE NDONJE KOMENT? APO SE MOS DO I PAGUASH TI NE DO I PAGUAJME TEKAT TUAJA

Επόμενο