Pse nuk u realizua vota e diaspores? Celibashi: Vetem 3600 emigrante te regjistruar

Zyrtarisht KQZ-ja njeh vetëm 3600 emigrantë që mund të kishin të drejtën e votës nëse do të realizohej vota për emigrantët. Shifrat i dha në emisionin Opinion Ilirjan Celibashi, kryetari i KQZ-së. Ai u shpreh se kur ka hyrë në zyrën e tij gjithsej kanë qenë të regjistruar 853 emigrantë. Celibashi theksoi se KQZ-ja kishte angazhimin për të realizuar votën e diasporws, por koha e pakët në dispozicion nuk e bëri të mundur.
“Është e çuditshme, por kur kam hyrë në atë zyrë kam mësuar se janë 853 emigrantë. Sot kemi 3600 emigrantë të regjistruar. Kaq kemi. Edhe këtë duhet të jemi të ndershëm sepse kemi folur për të garantuar votën e diasporës, por nuk e kemi diasporën. Ne do të punonim për të realizuar të drejtën e votës atje ku banojnë, sot, për 3 mijë e 600 e pak emigrantë”, tha Celibashi.
Por si kryhet vota e emigrantëve? Celibashi u shpreh se fillimisht, emigranti duhet të tregojë vendin se ku banon. Pastaj KQZ-ja i dërgon fletën e votimit. Janë disa mënyra se si mund të votojë diaspora sipas tij, por më tradicionalja është votimi me postë./tvklan.al
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on GRblock for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Σχόλια

  • Aisel Omerbashi
    Aisel OmerbashiΠριν 5 ημέρες

    Genjejne, mashtrues te paftyre. Jam munduar te rregjistrohem mbi 5 dite te ndryshme edhe nuk funksiononte faqja, e kishin vene sa per sy e faqe, s'kane turp. Pastaj nje idjotsi tjeter per vertetimin e votuesit keto te kerkojne kontrate pronesie apo qiramarrje te baneses ku emigranti jeton jasht shtetit. Nje pjese e vogel ka arritur ato pika, pjesa tjeter jane pa dokumenta apo me mundesi te pakta perparimi. Pastaj kur mund te behet i thjeshte votimi me ane te email apo menyre elektronike neper konsulata, cfare do duhej nje adrese banimi kur menyra elektronike eshte pa pagese. Jam i sigurte qe Shiperia nuk do shpenzonte kaq shume para per ti derguar emigranteve fleta votimi neper bote nderkohe qe menyra elektronike nuk ka te tilla shpenzime.

  • Albanian Expats
    Albanian ExpatsΠριν 5 ημέρες

    Emigrantet i doni veç per leke.

Επόμενο