Palmer 'vizite virtuale' ne Tirane | Lajme - News

Një “vizite virtuale” në Shqipëri i ka quajtur Ambasada Amerikane bisedat që Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Matthew Palmer zhvilloi me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e PD-së Basha, përfaqësues të institucioneve në drejtësi dhe disa gazetarë.
“Institucionet dhe udhëheqësit politikë mbartin përgjegjësinë për t’u siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme, me rregulla që janë të paanshme, transparente dhe në kohë”, thuhet ne njoftimin e Ambasadës që iu referohet mesazheve të Palmer për krerët e shtetit. Gjate komunikimit me ta, Palmer u theksoi rëndësinë e roleve përkatëse, përfshirë edhe rolet institucionale të Presidencës dhe Kryeministrisë siç përcaktohen në Kushtetutë.
Po ashtu, Zv/Ndihmës Sekretari Palmer përforcoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zbatimin e reformës në drejtësi, duke vërejtur përparimin domethënës që është bërë gjatë vitit të fundit. Gjatë një tryeze të rrumbullakët me përfaqësues nga institucionet e drejtësisë, shoqëria civile dhe media, ai i nxiti në përpjekjet e tyre, në mënyrë që populli shqiptar të ketë drejtësi të vërtetë, thuhet ne njoftimin e Ambasadës.
Pjese e bisedës ka qenë edhe rëndësia strategjike e stërvitjes ushtarake Defender 21, e cila do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake shumëpalëshe që zhvillohet në Ballkanin Perëndimor.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on GRblock for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Σχόλια

    Επόμενο