Nis faza restauruese per godinen e Bashkise se Tiranes - (9 Gusht 2001)

Lajme Arkiva - TV Klan 2001
Pas kthimit në identitet, faza restauruese ka përfshirë Bashkinë e Tiranës edhe në ambientet e brendshme. Me një fond prej rreth 89 milion lekësh të reja, godina ekzistuese e këtij institucioni do të ndryshojë. Në punimet që do të kryen për herë të parë, do të ngrihet edhe një shtresë e re, ku do të jetë salla e madhe e parlamentit. Kjo sallë do të shërbejë për mbledhjet e këshillit bashkiak, të cilat deri tani kryhen në një dhomë pranë Teatrit të Kukullave. Për këtë kryetari i bashkisë Edi Rama tha:
Kryebashkiaku Edi Rama:- “Ky është një projekt, që unë e kërkova që në fillim, për arsye se Bashkia e Tiranës, nga pikëpamja e infrastrukturës ishte një institucion dhe vazhdon e të mbetet sot e gjithë ditën krejtësisht i paaftë për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve, na mungon në mënyrë dramatike një hapësirë dinjitoze për të pritur qytetarët, ashtu si kundër na mungon një sallë e denjë për këshillin bashkiak, që është parlamenti lokal i qytetarëve. Kështu që ky projekt, i cili nis të zbatohet sot, i plotëson të gjitha këto nevoja”.
Faza restauruese do të zgjasë rreth 6 muaj. Do të ndryshojnë totalisht ambientet e brendshme të bashkisë. Ndërsa sipas projektit nga shtesa e re përfiton ambiente të reja drejtoria e urbanistikës, e cila është një nga sektorët kyç të këtij institucioni. Punimet që do të kryen do të ruajnë të pandryshuar elementët dekorativ./tvklan.al

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on GRblock for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Σχόλια

    Επόμενο