E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (26 mars 2017)

Διασκέδαση

Facebook: tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN
Kronikë e plotë: tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-246/
Një javë më parë në emisionin “E Diela Shqiptare” tek rubrika “Ka një mesazh për ty” u trajtua historia e Eglës, një nënë e cila po përballet me divorcin, por frika e saj më e madhe është kujdestaria e djalit të cilën e ka fituar ligjërisht, por pala tjetër po e mban peng. Menjëherë pas transmetimit në Televizionin Klan, historia e Elgës u bë virale në rrjetet sociale dhe pati edhe një reagim nga ana e Armandos, bashkëshortit të Eglës. Sipas tij, kjo e fundit kishte gënjyer në rrëfimin e saj tek “Ka një mesazh për ty” dhe e vërteta ishte krejt ndryshe. E gjithë kjo zhurmë në rrjetet sociale bëri që stafi t’i dërgojë sërish një mesazh Elgës për të qenë e pranishme në studio, pasi atë e ka ftuar Natasha, vjehrra e saj.
Eglantina: “Të paktën një herë të vetme mendoja se Armando do të ishte sot këtu të merrte frenat e jetës e të ishte përballë meje për hir të atij fëmije, por është si gjithmonë ajo, vjehrra.”
Në studio vjen Nashata, e cila tregon se si qëndron e vërteta e divorcit të Eglantinës dhe djalit të saj dhe arsyen se pse Argentini jeton me të dhe jo me mamanë e tij.
Natasha: “Djali im me Eglën është njohur në korrik të vitit 2012, me anën e rrjetit social “Facebook”. Përgjatë tre muajve, njohjen e tyre e kanë bërë nëpër hotelet e Sarandës. Pas këtyre tre muajve njohje Eglantina ngeli shtatzënë. Më vjen djali në shtëpi dhe më thotë: “Mama do ulemi dhe të bisedojmë pak seriozisht bashkë. Unë kam njohur një vajzë, e cila është mësuese.” Unë u gëzova pa masë, pasi u bëra me kolege. Më pas më thotë që ajo ka mbetur shtatzënë. I them djalit që ma sill shpejt në shtëpi, të kujdeset mamaja, të na shtojë fisin. Sille! Pas një jave Eglantina pa lejen e prindërve të saj, më vjen në shtëpi dhe u gëzova se më hyri një derën e shtëpisë një femër dy metra. Hajde kolegia ime, i thashë. Kisha një vajzë dhe u bëra me dy, u bëra me një motër.”
Gjatë rrëfimit të historisë nga ana e Natashës, moderatori Ardit Gjebrea i bën me dije që të jetë më e vërtetë në gjërat që thotë, pasi një ditë më parë gjatë një bisede paraprake që kishte bërë me z. Gjebrea, ishte shprehur ndryshe në momentin e marrjes së lajmit që djali i saj kishte lënë shtatzënë një vajzë. Ajo kishte thënë :Ç’na bëre more djalë dhe jo sille të na shtojë fisin.
Natasha: “Unë kisha frikë në atë moment kur djali ma tha sepse periudha e njohjes ishte shumë e shkurtër dhe mendova se mos e kishin marrë si lodër këtë histori. Kjo ishte një frikë e madhe që m’u fut në zemër, pavarësisht se u gëzova që do të bëhesha gjyshe.”
Ajo rrëfen më tej në studio momentet kur djali i saj është njohur me familjen e Eglantinës. Këta të fundit e kanë mbajtur gati një muaj në shtëpi dhe në sy të njerëzve në Kuçovë e prezantonin si nipi i shtëpisë dhe jo si i dashuri i Eglës.
Natasha: “Armando më shqetësohet dhe më thotë, që kam këtë problem. I them të niset drejt Sarandës e më pas të tre bashkë unë, djali dhe vajza i shkojmë në shtëpi Eglantinës. Gjeta atje dy njerëz të thjeshtë, të lodhur me jetën dhe njerëz të ndershëm. I them prindërve të saj, që kam ardhur t’iu kërkoj dorën e vajzës tuaj, ajo së shpejti do na bëjë gjyshër dhe doni apo nuk doni unë edhe mund t’iua rrëmbej vajzën.”
Pas këtij momenti ajo largohet bashkë me vajzën e saj drejt Sarandës dhe djalin e lë në shtëpinë e Eglës. Muajt po kalonin dhe po afronte momenti i lindjes së saj.
Ardit Gjebrea: “Meqënëse ju thoni se kishit një marrëdhënie të mirë që në fillim me Eglën, pse ajo nuk erdhi tek ju në Sarandë?”
Natasha: “Unë duke qenë se jam rritur jetime disa zakone edhe nuk i dija. Shkoj të pyes nënë e Eglës sesi ishin zakonet në Berat. Ferideja më thotë që nuk kam zemër që vajza të më lindë këtu. Në rregull, le të vijë me mua në Sarandë. Në atë moment kundërshtoi Eglantina. Jo, unë do të lind tek mamaja!”
Ardit Gjebrea: “Javën e kaluar Egla tregoi se kur ishte 9-muajshe shtatzënë, Armando e ka shtyrë nga shkallët. Është e vërtetë kjo gjë?”
Natasha: “Eglantina nga muaji i 6-të deri në momentin që lindi ka qenë e shtrirë në krevat sepse Argentini ka qenë me kokën poshtë dhe rrezikohej jeta e të dyve. Kjo pyetje nuk është e vërtetë, pasi ajo kishte kohë që i kishte shkëputur marrëdhënien me shkollën, pasi kishte marrë lejen e lindjes. Dhe ai 500 lekëshi nuk ishin paratë e fotokopjes së fëmijëve siç tha ajo, pasi që nga muaji i gjashtë ajo ka marrë leje lindje. Erdhi dita e lindjes. Në momentin që shkoj të takoj fëmijën dhe Eglën, shikoj në krevat një grua të lyer si për karnavale. Nuk mund t’i besoja syve. Nuk më duhej aspak normale që një nënë e cila sapo kishte lindur të kishte mendjen për t’u lyer. Fëmija kishte nevojë të pinte gji, por ajo e shtyn dhe gji i dhanë nënat e tjera Argentinit. Ajo nuk i ka dhënë sikur një herë të vetme gji fëmijës së saj. Kaluan tre ditë në maternitet dhe fëmija bashkë me Eglantinën duhet të dilnin nga spitali. Shkojmë...

Σχόλια

    Επόμενο